Një ngjarje makabre që ka tronditur Australinë ka marrë një kthesë të re dramatike: koka e Julian Story, burrit 39-vjeçar që dyshohet se u vra dhe u copëtua nga partnerja e tij, Tamika Chesser, është gjetur në një zonë shkurresh në Port Lincoln.
Trupi i Story u zbulua më 17 qershor brenda banesës së çiftit, në tualetin e apartamentit, ndërsa koka e tij kishte munguar që prej atëherë. Pas disa javësh kërkimi, një person që po shëtiste qenin në një shteg të izoluar dha alarmin pasi kafsha u largua dhe nuk u kthye më – vetëm për ta zbuluar më pas kafkën në një zonë të hapur mes shkurreve.

Shefi i Krimeve të Rënda në Policinë e Australisë Jugore, Darren Fielke, tha se nuk kishte dyshime se bëhej fjalë për mbetjet e Julian Story, ndërsa konfirmimi përfundimtar pritet nga qendra e shkencave forenzike.
Tamika Chesser, 34 vjeçe, një ish-pjesëmarrëse në reality show-n “Beauty and the Geek”, është arrestuar dhe akuzohet për vrasje të rëndë dhe copëtim trupi, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar motivet e krimit barbar që ka tronditur opinionin publik.
