Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në kantierin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, ku një punëtor humbi jetën pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme gjatë punimeve për godinën e terminalit.
Sipas burimeve paraprake, viktima ishte një punëtor rreth moshës 45-50 vjeç, i cili po punonte brenda kantierit të ndërtimit kur ndodhi ngjarja tragjike. Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të rënies dhe verifikimin e kushteve të sigurisë në kantier.
Aeroporti i Vlorës është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, por kjo ngjarje ngre pikëpyetje serioze mbi standardet e sigurisë në punë dhe mbikëqyrjen teknike gjatë zhvillimit të tij.