Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë. Një fëmijë ka rënë nga lartësia e banesës së tij, e cila ndodhet në Lungomare. Fëmija është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës.
Ndërkohë, pranë Shkollës së Muzikës në Vlorë, një grua është hedhur nga ballkoni i një banese, ku dyshohet se ka gjetur vdekjen në vend.