FLASH :

Trafik i rënduar nga Morina në Kalimash: Qytetarët e Kosovës dynden drejt bregdetit shqiptar për fundjavë

Mëngjesi i kësaj të premteje ka nisur me një trafik të dendur në segmentin rrugor nga Morina deri te Tuneli i Kalimashit, një pjesë kyçe e Rrugës së Kombit.

Sipas raportimeve nga gazetari Benet Beqiri, radhë të gjata automjetesh janë krijuar pranë traun të pagesës dhe pikës së kontrollit, ku kalimi bëhet më i ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të mjeteve.

Shkaku kryesor i këtij ngarkimi është nisja masive e qytetarëve nga Kosova drejt bregdetit shqiptar për të kaluar fundjavën. Ndërsa temperaturat rriten dhe vera nis zyrtarisht, pritet që ky fluks të bëhet edhe më i zakonshëm në fundjavat në vijim.