FLASH :

Trafik i rënduar në Shkodër për shkak të turizmit, polici vëzhgon me duart në mes

Tek Ura e Bunes në Shkodër është krijuar një trafik i rënduar kilometrik, si në hyrje ashtu edhe në dalje të qytetit, ndërsa qindra turistë vendas e të huaj po i drejtohen bregdetit shqiptar për fundjavë. Rruga drejt Velipojës dhe destinacioneve të tjera bregdetare është kthyer në një nyje bllokimi, duke sjellë vonesa të mëdha dhe tension mes drejtuesve të mjeteve. Autoritetet vendore apelojnë për durim dhe kujdes në qarkullim, ndërsa mungesa e menaxhimit efektiv të trafikut po rrezikon sezonin turistik në veri.