Procesi i numërimit të votave në Shqipëri vijon të jetë një sfidë rraskapitëse për numëruesit, duke u shndërruar në një torturë të mirëfilltë. Në vend që numërimi të përfundojë menjëherë pas votimit, siç ndodh në vendet e tjera evropiane, në Shqipëri procesi zvarritet për ditë të tëra. Kjo jo vetëm që ekspozon numëruesit ndaj lodhjes ekstreme, por krijon hapësirë për manipulime të mundshme.
Një pamje e shpërndarë së fundmi tregon qartë efektet e këtij procesi të tej zgjatur: një numërues i cili, nga lodhja e skajshme pas katër ditësh punë të pandërprerë, ka humbur përqendrimin dhe seriozitetin. Në Shqipëri, numërimi i votave është kthyer në një mjet kontrolli për partitë politike, të cilat mbajnë të mobilizuara forcat e tyre militanteske për interesa të ngushta pushteti.







