FLASH :

Tom Brady e konsideron Sofia Vergara “shumë të vjetër”: Zbulohen detajet e turpshme pas shuarjes së “romancës verore”

Romanca e përfolur mes Tom Brady dhe Sofia Vergara duket se ka përfunduar para se të fillonte vërtet. Edhe pse javën e kaluar u raportua se dyshja po shijonin një “lidhje verore” pas dasmës luksoze të Jeff Bezos në Itali, burime pranë ish-yllit të NFL-it kanë zbuluar për Daily Mail se ai nuk ka asnjë interes për një marrëdhënie serioze – dhe madje e konsideron Vergarën “shumë të vjetër”.

Çifti u pa për herë të parë duke qëndruar pranë njëri-tjetrit në jahtin superluksoz “Luminara” të Ritz-Carlton, ku thuhet se Brady kishte kërkuar enkas të ulej pranë Sofias gjatë darkës. Më pas ata janë parë në Ibiza, por burime të afërta me sportistin thonë se gjithçka ishte thjesht kalimtare.

“Tom e pëlqen jetën si beqar dhe nuk është në kërkim të një lidhjeje. Ai i sheh femrat si opsione, jo si angazhime,” – tha një burim. “Romancat e shpejta dhe flirtet janë në rregull për të, por kushdo që mendon se mund të ketë më shumë me të, do zhgënjehet.”

Sa i përket Vergarës, burimi shton: “Ai mendon se është e bukur dhe i pëlqen tipi i saj, por nuk do lidhje me një grua më të madhe që ka zakone të pandryshueshme. E merr me ‘doza të vogla’, siç thotë ai.”

Sipas burimit, Brady e sheh jetën si një festë verore plot aventura, por nuk dëshiron “ta marrë punën me vete në shtëpi” – një koment i nënkuptuar që hedh poshtë çdo mundësi serioze me Vergarën. “Nëse ajo mendon se do jetë në një lidhje me Tom, është e vetmja që e mendon këtë,” shton ai.

Vergara, 52 vjeç, u divorcua nga Joe Manganiello në vitin 2024 dhe së fundmi është përfolur për një lidhje me pilotin Lewis Hamilton. Brady, 47, është beqar që prej ndarjes nga Gisele Bündchen në 2022 dhe ka qenë i lidhur me emra të njohur si Irina Shayk, Brooks Nader dhe Sydney Sweeney.

Megjithë romancën e shkurtër dhe postimet e përbashkëta në rrjet, si ajo fotoja në darkën e jahtit ku Sofia shkëlqente në një fustan me dekolte të theksuar dhe Tom buzëqeshte i veshur krejtësisht në të zeza, duket se kjo marrëdhënie ishte vetëm për syrin e publikut – dhe jo për zemrën e Brady-t.

Ndërkohë, Sofia vijon të tërheqë vëmendje me postime verore në bikini dhe deklaratat e saj të sinqerta mbi kërkesat për partnerin e ardhshëm: “Dua dikë që ka aq para sa unë – ose më shumë. Përndryshe bëhet makth,” – është shprehur ajo më herët.

Ironikisht, neto pasuria e Brady-t është më shumë se trefishi i saj – plot 530 milionë dollarë. Por duket se as paratë nuk e bindin ish-kampionin e futbollit amerikan të ndalet në një lidhje të qëndrueshme.