Një rast i rëndë pakujdesie është regjistruar në aksin Tiranë–Durrës, ku një shofer ka tentuar të futet si “makinë e tretë” në një rrugë me vetëm dy korsi. Manovra e rrezikshme vuri në rrezik jetën e tij dhe dhjetëra përdoruesve të tjerë të rrugës që ndodheshin në atë moment.
Ekspertët e qarkullimit rrugor theksojnë se veprime të tilla të pamenduara mund të kthehen brenda sekondave në tragjedi, duke e bërë të domosdoshëm respektimin e rregullave dhe kujdesin maksimal në timon.