FLASH :

Tjetërsimi i tokës në Livadhë, SPAK kërkon burg për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro

SPAK ka dhënë pretencën për dosjen e dytë ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, duke kërkuar 2 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës në mënyrë të përsëritur. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, prokuroria kërkon që ai të dënohet me 1 vit e 4 muaj burg.

Çështja lidhet me tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës, me përfitues Arqile Bollanon. Në të njëjtën dosje, SPAK ka kërkuar 1 vit burg (nga 1 vit e 6 muaj fillestar) edhe për Vasillaq Strakoshën, ish-drejtor i menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë. Të dy akuzohen për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim. Rasti ka ngjallur vëmendje për shkak të përfshirjes së zyrtarëve të lartë lokalë në afera me prona në zonat bregdetare.