FLASH :

Tjetër sinjal nga “Aleanca e Qelbësirave”, Berisha si Rama: Të kontrollojmë SPAK!

Sali Berisha, i cili për herë të parë në 34 vjet politikë, më në fund po kontrollohet një më një për aferat e tij, familjes së tij dhe rrethit të ngushtë, është hedhur në kundërsulm, duke thënë se në fakt është Drejtësia e re ajo që duhet të kontrollohet. Dhe nga kush, nga votat e politikës së korruptuar të tranzicionit!?

Me një retorike shumë të ngjashme me atë të kryeministrit Rama, i cili kishte thënë gjithashtu se duhet të ketë një garant mbi SPAKU-n, duke se një tjetër sinjal mbërriti duke konfirmuar se “Aleanca e Qelbësirave”, vazhdon të koordinojë veprimet kundër drejtësisë së pavarur, për të shpëtuar plaçkën e vjedhur dhe për të mos lejuar që pas Veliajt dhe Sali Berishës, radhën ta kenë Edi Rama dhe Shkëlzen Berisha.

 “Do ketë një kontroll tjetër, por jo këta që janë në konflikt të plotë interesi.

Së fundmi, kush i kontrollon këta? A mundet të ketë një institucion jashtë kontrollit? Askund nuk ekziston në një republikë parlamentare në demokraci. Nuk ka asnjë institucion jashtë kontrolli, përveç kontrollit të pengmarrësve. Këta duhet të kenë sistemin e kontrollit si në gjithë botën. Pra këto elementë reformimi dhe natyrisht largimi nga Skapi i të gjithë atyre që kanë lidhje me krimin dhe që janë të evidentuar tashmë. Këto janë pra qëndrimet e PD për Skapin. Nuk them se kush do e bëjë kontrollin, unë besoj se do vendoset me Komisionin e Venecias” – tha për drejtësinë e re, kryeministri në kohën e të cilit drejtueësit e drejtësisë, u formuan me një kurs 6-mujor në zonën e Plepave në Durrës.