Kryeqyteti është përfshirë sërish nga trafik i rënduar gjatë orëve të paradites. Shumë prej rrugëve kryesore të Tiranës janë bllokuar, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.
Pamjet nga terreni tregojnë automjete të ngjitura me njëra-tjetrën, ndërsa qarkullimi është bërë pothuajse i pamundur në disa akse. Situata më problematike raportohet në hyrje-daljet e qytetit dhe në zonat pranë qendrës.
Shoferët shprehen të irrituar nga vonesat e gjata dhe mungesa e menaxhimit të fluksit, ndërsa qytetarët që lëvizin në këmbë hasin vështirësi të mëdha për të kaluar korsitë e bllokuara.
Autoritetet bashkiake nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar për shkakun e kësaj ngarkese të pazakontë, ndërkohë që situata pritet të vijojë edhe gjatë orëve të ditës.