FLASH :

Tiranë – Policia finalizon operacionin “Village”: Arrestohet 22-vjeçari i armatosur në Krrabë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 22-vjeçar që lëvizte i armatosur, gjatë operacionit të koduar “Village”, zhvilluar nga Komisariati Nr. 1.

I riu, me inicialet R. Rr., u kap në fshatin Krrabë, ku edhe banonte. Gjatë kontrollit, në çantën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje. Sipas njoftimit zyrtar, sapo pa shërbimet e Policisë, 22-vjeçari tentoi të largohej, por u neutralizua menjëherë nga efektivët.

Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.