FLASH :

Tiranë, pesë persona dhunojnë fizikisht 31-vjeçarin

Pesë persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranë.

Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur me grushte e me sende të forta një 31 vjeçar.

Aktualisht, 31-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë po punohet për kapjen e 5 shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rastit.