Tiranë/ Paralajmërim për pasagjerët: Trafik i rënduar më 15-16 maj për shkak të Samitit Evropian

Tirana do të mirëpresë më 15 dhe 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje me rëndësi të lartë që do të sjellë në kryeqytetin shqiptar liderë nga e gjithë Evropa. Për pasojë, priten masa të rrepta sigurie, bllokime rrugësh dhe trafik i rënduar në zona të ndryshme të qytetit.

Autoritetet e aeroportit të Rinasit (TIA) kanë njoftuar se për shkak të këtyre zhvillimeve, pasagjerët që udhëtojnë në këto data duhet të planifikojnë paraprakisht dhe të paraqiten në aeroport të paktën tre orë përpara fluturimit. Qëllimi është shmangia e vonesave dhe sigurimi i një procesi sa më të qetë për udhëtarët.

TIA falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në këto dy ditë me ngarkesë të lartë logjistike dhe transporti.