FLASH :

Tiranë/ Në kërkim për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 30-vjeçari! Në pranga edhe një tjetër

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje ka është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Sekuestrohen dy dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak dhe një automjet.

Tiranë – Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje ka është arrestuar nga policia e kryeqytetit.

Në pranga ka rënë edhe një 31-vjeçar pasi dyshohet se ka përkrahur dhe ndihmuar 30-vjeçarin të fshihej.

Të arrestuarit janë identifikuar si Kid Kazazi dhe Ferhat Kaja.

Sekuestrohen dy dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak dhe një automjet.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për tentativë vrasje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Danger”.    

Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, është lokalizuar dhe kapur shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. 30-vjeçari, me datë 30.05.2025, në Fllakë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin 3 shtetas.

Në vijim të operacionit është arrestuar dhe shtetasi F. K., 31 vjeç, i cili ndodhej bashkë me 30-vjeçarin në një automjet. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka përkrahur dhe ndihmuar 30-vjeçarin të fshihej.

Në momentin e ndalimit 30-vjeçari i ka paraqitur  punonjësve të policisë dy dokumente identifikimi(kartë Id dhe leje drejtimi) me të dhënat e një shtetasi tjetër, të dyshuara të falsifikuara. Ndërsa, gjatë kontrollit fizik 31-vjeçarit i gjetën një sasi municioni luftarak.

Shtetasi K. K, iu kalua DVP Durrës për veprime të metejshme.