FLASH :

Tiranë – Denoncohen dy raste zhdukjesh brenda pak orësh, në kërkim një 51-vjeçare dhe një 32-vjeçare

Dy raste zhdukjesh të dy grave në Tiranë janë denoncuar në Policinë e kryeqytetit gjatë orëve të fundit, në rrethana ende të paqarta. Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për një 51-vjeçare dhe një 32-vjeçare, për të cilat familjarët kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e tyre.

Rasti i parë është kallëzuar nga A. Ç., 56 vjeç, i cili ka deklaruar se motra e tij, shtetasja L. Ç., 51 vjeçe, është larguar nga banesa që më 1 korrik dhe nuk është kthyer më. Ndërsa në rastin e dytë, M. P. ka njoftuar se ditën e djeshme është larguar vajza e tij, M. I., 32 vjeçe, pa lënë gjurmë apo informacion për vendndodhjen.

Policia e Tiranës ka nisur menjëherë hetimet për të dyja rastet dhe njofton se “po punohet për gjetjen e tyre, përmes verifikimeve të kontakteve shoqërore, analizës së thirrjeve telefonike dhe gjurmimit në rrjetet sociale”. Deri tani nuk ka të dhëna mbi motivet e mundshme të largimeve, ndërsa familjarët apelojnë për ndihmë nga publiku nëse kanë informacion mbi personat në fjalë.