FLASH :

Tirana e papërballueshme: Pse çiftet e reja dhe shtresa e mesme po largohen – mesazhi i Jorida Tabakut për 11 majin

Në Shqipëri, paga minimale është aktualisht 40,000 lekë në muaj – por kjo shumë, ndonëse në rritje, nuk i afrohet realiteteve të jetesës, sidomos në kryeqytet. Vetëm një apartament i vogël me qira në Tiranë kushton mesatarisht po aq, rreth 400 euro. Çfarë mbetet për ushqim, fatura, shkollë apo fëmijë? Për shumë çifte të reja, pyetja nuk është më “kur të blejmë një shtëpi”, por “a ia vlen të nisim një familje këtu?”

Tirana po bëhet e pajetueshme për shtresën e mesme – për mjekët, mësuesit, të rinjtë profesionistë – ata që sot po mendojnë të largohen sepse nuk kanë përballë një sistem që i mbështet. “Kjo është arsyeja pse të rinjtë nuk mund të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri,” thotë Jorida Tabaku, kandidate për Partinë Demokratike më 11 maj. “Kjo është arsyeja pse familjet e reja ndihen të pasigurta. Kjo është arsyeja pse duhet një ndryshim i thellë.” Tabaku thotë se vota për PD-në është një votë për të mbështetur shtresën e mesme, për të kthyer shpresën dhe për të krijuar kushte reale për të jetuar, punuar dhe rritur një familje në Shqipëri.