FLASH :

TIPIKE/ Politikani vrapon të bëjë foto me policin, fill pas aktit heroik

Politikanët shpesh nxitohen të “hipin në karrocën e fitimtarit”, edhe kur nuk kanë asnjë meritë në suksesin apo aktin e lavdërueshëm që përpiqen të shfrytëzojnë. Një shembull i qartë i kësaj ndodhie është kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i dënuar më parë nga GJKKO për falsifikim dokumentash, i cili ka postuar në Facebook një foto me policin hero të Fierit.

Polici në fjalë, vetëm dy ditë më parë, shpëtoi jetën e tre të rinjve mes flakëve, në aksidentin e rëndë në Qafë Koshovicë, duke rrezikuar jetën e tij për t’i nxjerrë nga mjeti i përfshirë nga zjarri. Ndërkohë, Ismailaj nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk ka kontribuar në këtë akt heroik, por nuk humbi kohë për të u shfaqur në publik përkrah tij, duke e kthyer momentin e sakrificës në një rast për vetëpromovim politik.