FLASH :

“TikTok-u më kushtoi punën”: Ndërtuesi penduar pas videos së rreme që tronditi rrjetin

Alex Gray, ndërtuesi britanik që u bë viral në TikTok me një video ku pretendonte se kishte shkatërruar hyrjen e një gruaje për shkak të një fature të papaguar, ka pranuar publikisht se ky “stunt” i ka kushtuar shtrenjtë. Ai është pushuar nga puna dhe tashmë shprehet se e ka mësuar mirë leksionin.

Në një deklaratë për MailOnline, Gray pranoi se gjithçka ishte një inskenim për famë në rrjete sociale dhe se ndjesia e fajit është më e madhe se çdo klikim apo shikim. “E kam mësuar më shumë se sa duhet leksionin tim,” tha ai, ndërsa videoja e tij ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh.

Rrjetet sociale reaguan ashpër ndaj mashtrimit, ndërsa shumë përdorues e dënuan publikisht veprimin si të papërgjegjshëm dhe dëmprurës për imazhin e profesionistëve në ndërtim. Pas pasojave që i ndryshuan jetën, Gray thotë se po mendon të largohet përfundimisht nga platforma dhe të rigjejë drejtimin në jetën reale.