FLASH :

Tifozi i Barçës tërbon madrilenët me infiltrimin mes tyre/ E pëson me gotë kokës

Një tifoz i Barcelonës është bërë shkak për tension në tribunat e ndeshjes Real Madrid – Pachuca, pasi u shfaq në seksionin e tifozëve të Realit me fanellën blaugrana. Barcelona nuk po merr pjesë në turne, por mbështetësit e saj nuk kanë munguar në stadium ndonëse jo gjithmonë në vendin e duhur.

Tifozët madrilenë reaguan menjëherë, duke e fishkëllyer dhe ofenduar tifozin katalanas. Në një moment, nga tribuna u hodhën shishe plastike në drejtim të tij dhe një gotë e goditi në kokë. Fatmirësisht, situata nuk doli jashtë kontrollit dhe incidenti nuk pati pasoja të tjera.

Ajo që bëri më shumë bujë ishte fakti që pas këtij episodi, tifozi i Barcelonës vendosi të ndërrojë fanellën dhe u shfaq me një fanellë gri të Real Madridit një dorëzim simbolik përballë presionit të tribunes.

Ndeshja përfundoi me fitore të Real Madridit, ndonëse ekipi i Xabi Alonsos luajti me 10 lojtarë që në minutat e para pas daljes me të kuqe të Raúl Asensio. Golat e Bellingham, Arda Güler dhe Valverde siguruan fitoren e vështirë kundër Pachuca-s.