FLASH:

Tifozët e Interit rrihen me ata të PSG në metronë e Mynihut

Rreth orës 17:00, ditën e djeshme ka ndodhur një përplasje midis rreth tridhjetë tifozëve të Inter dhe policisë gjermane në metronë e Mynihut. Ngjarja ndodhi në stacionin Universität, në linjën blu U6 që çon drejt stadiumit. Disa tifozë të Inter kanë tentuar të sulmojnë në metro kundërshtarët e PSG, por janë shtyrë jashtë me shkelma prej tyre.

Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja me gaz lotsjellës. Një grup policësh të pajisur me helmeta dhe shkopinj gome ndoqën tifozët nëpër shkallët lëvizëse. Sipas asaj që shkruan Bild, “disa tifozë të Inter janë lënduar dhe me fytyrën e mbuluar me gjak”.

Numri i njerëzve ishte shumë i madh (më shumë se 40 mijë tifozë interistë, si ata me biletë ashtu edhe ata pa biletë), po ashtu edhe forcat e sigurisë të vendosura në rrugët e qytetit. Rreth pesë mijë policë ishin të dislokuar në të gjithë Mynihun, përfshirë forcat speciale për trazira.