Stilistja dhe ish-anëtarja e grupit “Spice Girls”, Victoria Beckham, ka uruar vajzën e saj Harper për ditëlindjen e 14-të përmes një postimi emocional në rrjetet sociale.

E njohur për lidhjen e ngushtë me fëmijët e saj, Beckham ndau disa foto të veçanta me të bijën në profilin e saj në Instagram.

Në mesazhin që shoqëronte postimin, ajo shprehu dashurinë dhe krenarinë për Harper-in, duke e cilësuar si “botën e saj”.

“Gëzuar ditëlindjen botës sime! Ti je gjithçka për mua dhe jam shumë krenare për gruan e re të fortë, të sigurt, të sjellshme dhe të talentuar që po bëhesh. Ti je shoqja ime më e mirë dhe jam shumë me fat që jam nëna jote. Të duam shumë! Shijoje ditën tënde të veçantë!”, shkroi ajo.

Victoria Beckham është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta e saj familjare dhe profesionale me ndjekësit.













