Në një prej zonave më piktoreske të Shqipërisë, është zbuluar një tjetër ndërtesë me konstruksion betoni dhe tulle, e ngritur në kundërshtim me ligjin dhe pa leje ndërtimi. Ky objekt i paligjshëm, i vendosur në një territor të mbrojtur natyror, ngre sërish alarmin për ndërtimet abusive në Theth dhe mungesën e kontrollit institucional në zonat turistike të Alpeve shqiptare.