Prej kohësh në media qarkullojnë zëra për një lidhje të mundshme mes Johnny Depp dhe Angelina Jolie dhe së fundmi, spekulimet janë shtuar ndjeshëm.
Dy yjet e Hollywood-it, të cilët u njohën gjatë xhirimeve të filmit The Tourist në vitin 2010, thuhet se janë rikthyer në kontakt të ngushtë dhe po takohen fshehurazi mes Londrës dhe Los Angeles-it.
Sipas burimeve të huaja, takimet e tyre zhvillohen në dhoma private të restoranteve dhe klubeve luksoze, larg syrit të publikut.
Një burim i afërt me çiftin dyshon se marrëdhënia është ende në fazat e para, por shton se Johnny ka pasur ndjenja për Angelinën prej vitesh dhe është i hapur për një lidhje serioze.
Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar publikisht, por fansat janë në pritje… a do të kemi çiftin më të papritur të vitit