Rrjetet sociale u pushtuan këtë javë nga thashetheme të çuditshme për vdekjen e presidentit amerikan Donald Trump, pasi ai bëri një pauzë të shkurtër nga daljet publike. Spekulimet morën hov me postime të shumta, ku disa përdorues pretendonin se kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte ndërruar jetë.
Megjithatë, këto aludime u hodhën poshtë shpejt, pasi burime pranë administratës konfirmuan se presidenti ishte mirë dhe thjesht kishte marrë një pushim të shkurtër nga aktivitetet publike. Fotot e fundit të shpërndara nga Reuters dhe AFP/Getty Images tregojnë Trump-in aktiv dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas mediave amerikane, përhapja e lajmeve të rreme për “vdekjen” e tij shkaktoi një valë reagimesh politike dhe ironish, veçanërisht nga kritikët e tij të majtë. Por e vërteta mbetet e qartë: Trump është gjallë dhe vazhdon aktivitetet e tij, pavarësisht dëshirës së kundërshtarëve.







