Kombëtarja provon sot forcën përpara sfidës jetike ndaj Letonisë për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë do të luajnë duke nisur nga ora 18:00 miqësoren ndaj Gjibraltarit e para përballje në histori mes dy skuadrave. Trajneri Silvinjo mendjen më shumë e ka tek Letonia dhe thotë se skudra është përgatitur mire dhe do jetë gati për atë sfidë.
Sot Kombëtarja luan testin me Gjibraltarin përpara sfidës për kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Letonisë. Në stadiumin “Europa Point” duke nisur nga ora 18:00 luhet miqësorja Gjibraltar -Shqipëri që është përballja e parë në histori mes dy skuadrave. Dje kuqezinjtë mbyllën përgatitjet në Malaga dhe trajneri Silvinjo duket sikur e ka përcaktuar formacionin.
Në portë do jetë Strakosha në mbrojtje do luajnë Balliu, Kumbulla, Gjimshiti e Aliji. Treshja e mesit të fushës do përbëhet nga Shehu, Asllani e Laci dhe në sulm Bajrami, Daku e Hoxha. Sot Kombëtarja provon forcën ndaj Gjibraltarit por Silvinjo mendjen e ka më shumë tek Letonia:
Pas miqësores së sotme më 9 shtator të martën e ardhshme Kombëtarja pret në “Air Albania” Letoninë, sfidë kjo që duhet fituar patjetër për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit në Botëror.