FLASH :

Tërmet në Zakinthos, Greqi – lëkundje me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter është regjistruar herët në mëngjesin e kësaj të premteje në ishullin e Zakinthosit, në Greqinë perëndimore. Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës, dridhja ndodhi në orën 06:59, me epiqendër në zonën detare, rreth 108 km në perëndim-jugperëndim të Volimes, Zakinthos.

Tërmeti u ndje lehtë në zonën përreth, por nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Lëkundja ndodhi në një distancë prej 373 kilometrash nga Athina. Greqia, një vend me aktivitet të dendur sizmik, ka regjistruar disa tërmete të ngjashme gjatë muajve të fundit. Autoritetet mbeten në gatishmëri, ndërsa nuk ka vend për panik.