FLASH :

Tërmet në Napoli, panik mes qytetarëve/ Plagoset një grua nga rënia e tavanit, mbyllen shkollat

Lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik te banorët, shumë prej të cilëve kanë dalë në rrugë dhe kanë qëndruar jashtë gjatë gjithë natës nga frika e ndonjë pasgoditjeje. Mediat italiane raportojnë për dëmtime në disa ndërtesa, ku janë shkëputur copa fasadash që kanë rënë mbi trotuare dhe mbi automjete të parkuara

Një incident i rëndë është shënuar në zonën e Bagnolit, ku një tavani i shembur brenda një banese ka lënduar një grua, e cila u nxor e gjallë nga rrënojat dhe u transportua menjëherë në spital. Gjendja e saj nuk raportohet të jetë kritike.

Për shkak të situatës, autoritetet vendore kanë vendosur mbylljen e shkollave në disa zona të qytetit, si masë paraprake për të garantuar sigurinë e nxënësve. Ndërkohë, qeveria italiane ka njoftuar se po ndjek nga afër zhvillimet dhe po monitoron situatën në terren, në bashkëpunim me shërbimet e mbrojtjes civile dhe autoritetet lokale.