FLASH :

Tërmet me magnitudë 5.7 në Guatemalë, të paktën dy të vdekur

Të paktën dy persona kanë vdekur në Guatemalë pas një tërmeti me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter që u regjistrua në jug të vendit.

Tërmeti kishte një hipoqendër vetëm 9 km të thellë dhe një epiqendër pranë San Vicente Pacaya në departamentin e Escuintla.

Viktimat me sa duket ishin në një makinë dhe u varrosën nga një rrëshqitje dheu. Tre dridhje të forta u regjistruan në zonë, të cilat u ndjenë edhe në El Salvadorin fqinj.