FLASH :

Tërmet 5.1 ballë në Kretë ndihen lëkundje të forta

Një tërmet me magnitudë 5.1 i shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme në det të hapur pranë ishullit të Kretës në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti ndodhi në një thellësi prej 58 kilometrash dhe u ndje në të gjithë territorin e Kretës.

Fatmirësisht, autoritetet greke bëjnë me dije se nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale. Lëkundjet, ndonëse të forta, nuk shkaktuan panik të madh në zonat e banuara. Ndërkohë, autoritetet po monitorojnë situatën për çdo të papritur.