Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mëngjes në lagjen Orosh të zonës së Kënetës në Durrës, ku një burrë rreth 35 vjeç ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga çatia e një ndërtese. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, ai është neutralizuar dhe zbritur i sigurt. Nuk dihen ende arsyet që e çuan në këtë akt ekstrem.