FLASH :

Tensionet familjare ndikojnë te Jenner-Kardashian: Kendall dhe Kylie mungojnë në dasmën e vëllait Brody

Mosmarrëveshjet e vjetra mes ish-bashkëshorteve të Caitlyn Jenner, Kris Jenner dhe Linda Thompson, vijojnë të krijojnë ndarje brenda familjes së përzier Jenner-Kardashian. Sipas burimeve për The US Sun, kjo ftohtësi ka ndikuar edhe në vendimin e Kendall dhe Kylie Jenner për të mos marrë pjesë në dasmën e vëllait të tyre, Brody Jenner, që u mbajt në rezidencën e nënës së tij, Linda Thompson, në Malibu.

Burimet thonë se Brody nuk ka arritur kurrë të kapërcejë tensionet me Kris Jenner, duke e fajësuar për distancën mes anëtarëve të familjes. Ndërsa Kendall ka tentuar të mbajë lidhjet me pjesën Jenner, Kylie është më e afërt me klanin Kardashian dhe është shprehur se “ndjehet si një e huaj mes Jenner-ëve”. Megjithatë, një tjetër version sugjeron se motrat zgjodhën të mungonin për të mos “vjedhur vëmendjen” në ditën e vëllait të tyre. Dasma intime me rreth 60-70 të ftuar u zhvillua në praninë e Caitlyn Jenner, vetëm dy javë pas humbjes tragjike të mikeshës së saj, Sophia Hutchins.