Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, zv.drejtoresha Hava Delibashi, si dhe zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, u paraqitën këtë të enjte në GJKKO.
– Advertisement –
Karçanaj nuk ka preferuar të flasë për mediat ndërsa paraqitja në GJKKO ka për qëllim verifikimin e masave të sigurisë për dosjen e tenderave të AKSHI-t.
Avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet voluminoze të SPAK, ndërsa GJKKO u la afat tre orë.
Me urdhër të SPAK, më 16 dhjetor, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën “Arrest në Shtëpi” për Karçanaj. Ndërkohë, dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri janë shpallur në kërkim. Për ta është lëshuar masa “Arrest me burg”, por nuk janë gjetur.









