Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë pjesës më të madhe të ditës së sotme.
Sipas parashikimeve, pas mesditës do të ketë kalime vranësirash në disa zona të territorit, të cilat do të jenë më të theksuara në rajonet malore Lindore. Megjithatë, nuk priten reshje atmosferike.
Pasditja dhe nata do të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, shoqëruar me lagështi të lartë në ajër, duke sjellë ndjesinë e nxehtësisë edhe në orët e vona.
Temperaturat do të pësojnë sërish rritje si në minimum ashtu edhe në maksimum, duke variuar nga 13°C në mëngjeset e freskëta në disa zona, deri në 41°C në mesditë, në të gjithë territorin.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi Veriperëndimor, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 30 km/h. Si pasojë, në zonat bregdetare parashikohet një dallgëzim i lehtë, me intensitet nga 1 deri në 2 ballë.