Një telefonatë e habitshme ka qenë sot ajo e ish-Presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet i burgosur për disa çështje penale, për të cilat po hetohet. Nga mjediset e SPAK-ut, ku ai kishte seancën e radhës gjyqësore, Meta ka telefonuar nëpërmjet avokatit të tij gazetarët.
Kreu i Partisë së Lirisë ka lëshuar akuza të rënda ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e bërë fajtor për manipulimin e zgjedhjeve.
Në një moment, avokati e fton Metën të mbyllë telefonin, pasi ishte duke e telefonuar prokurori i çështjes.
Për më shumë gjeni videon më poshtë:







