FLASH :

Teddy Mellencamp ndan betejën me kancerin: “Tumoret janë zvogëluar dhe zhdukur”

Teddy Mellencamp, ish-ylli i “Real Housewives of Beverly Hills”, ka ndarë me ndjekësit një nga periudhat më të vështira të jetës së saj. Në një postim prekës në rrjetet sociale, ajo tregoi shenjat e operacioneve të shumta që ka kaluar, ndërsa rrëfeu betejën personale me kancerin.

“Kanë kaluar 76 ditë që kur shkova në urgjencë me dhimbje koke të padurueshme dhe mësova se kisha tumore të shumëfishta në tru dhe mushkëri”, shkruan 43-vjeçarja. Mellencamp zbuloi se melanoma kishte metastazuar dhe kishte qenë e pranishme për muaj me radhë, pa u zbuluar. Ajo rrëfeu gjithashtu se ka kaluar një sërë operacionesh, ka përjetuar efekte anësore të vështira nga trajtimet, por ka gjetur forcë përmes familjes dhe miqve të saj.

Së fundmi, ylli i reality show-t ka ndarë lajme optimiste: në një video të publikuar në Instagram, Mellencamp njoftoi se tumoret janë zvogëluar dhe disa janë zhdukur plotësisht. Mjekët shprehen optimistë për gjendjen e saj dhe parashikojnë që ajo të rikthehet së shpejti në normalitet.