FLASH :

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur

Të paktën një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

 “Rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka raportuar policia.

Njëri prej të plagosurve, i identifikuar si Naser Gashi, ndërroi jetë në spital. 62-vjeçari përveç plagëve me armë ka pasur edhe një plagë të shkaktuar nga një mjet prerës. Ndërkohë i plagosuri Miftar Miftari, 41 vjeç, ndodhet ende në spital.

“Njëri ka vdekur, ndërsa tjetri është duke u reanimuar në reaminacion. Për momentin është në gjendje stabile dhe janë duke u kryer ekzaminimet e tjera të nevojshme”, kanë deklaruar autoritetet spitalore.

Autori i dyshuar për rastin është Alban Gashi, i cili vazhdon të jetë në arrati.