Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në një shkollë në qytetin austriak, Gracit.

Mediat lokale raportojnë se të paktën pesë persona (nxënës dhe mësues) janë vrarë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në shkollë.
Transmetuesi kombëtar austriak ORF bën me dije se autor i ngjarjes dyshohet se është një nxënës i shkollës, i cili pas krimit kreu vetëvrasje.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që forcat të shumta policie kanë rrethuar zonën.
Mësohet se nga sulmi kanë mbetur të plagosur gjithashtu disa nxënës dhe mësues.