Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur Shkodrën mëngjesin e sotëm. Vetëm pak metra larg godinës së Bashkisë, është qëlluar për vdekje shtetasi Armando Pali, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mes të plagosurve është edhe shtetasi Eugen Vaso, i cili ka marrë një plumb në këmbë, si dhe një kamariere që ndodhej rastësisht në vendngjarje.
Policia ka mbërritur menjëherë në zonë dhe ka rrethuar perimetrin, ndërsa grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes.
Ky atentat i përgjakshëm, i zhvilluar në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, ka shkaktuar panik te qytetarët. Autoritetet pritet të japin një deklaratë zyrtare gjatë ditës.