FLASH :

“Të ka dalë emri për favore s*ksuale”- Efi Dhedhes akuzohet rëndë nga ndjekësja, reagon influencerja: Turp të kem!

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza dhe komente fyese në rrjetet sociale, të cilat lidhen me pretendime për kontakte me persona të dënuar në burgje.

Teksa ka postuar disa foto, një ndjekëse e ka akuzuar atë publikisht, duke e përfshirë në një listë vajzash të njohura të showbiz-it shqiptar që dyshohet se takojnë të burgosurit. Komenti i bërë përmbante ofendimet të rënda të cilës Efi nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje ironike.

“Të ka dal emri moj që vete ju bën qejfin të burgosurve, jep dhe moral pale s’të vjen turp!” shkruan ndjekësja.

“Ça thua më vërtetë? Turp të kem?”, i është kthyer Efi.

Megjithatë, ndjekësja nuk ndaloi, por vazhdoi me akuza më të forta, duke ironizuar influenceren për “favorizim seksual ndaj të burgosurve” dhe duke i kërkuar që të mos “shesë moral”.

@efi.dhedhes ti ironizo sa të duash, ty të kishte dal emri për favore seksuale me të burgosurit mbase ‘’është turp për ty, është punë, por mos shit moral!” shkruante ajo, mirëpo Efi nuk i ka kthyer më përgjigje.