Elon Musk është bërë objekt talljeje masive në internet pasi u shfaqën pamje ku miliarderi luante me lugët gjatë një darke ekskluzive me Presidentin Donald Trump.
CEO i Tesla-s dhe kreu i sapoemëruar i Departamentit për Efiçiencën e Qeverisë u filmua duke balancuar lugët në majë të gishtit, ndërsa ishte ulur pranë Presidentit në rezidencën Mar-a-Lago.
Në videon, e cila është bërë virale në disa platforma, Musk duket krejtësisht i zhytur në këtë “art” të ekuilibrit me lugët, ndërsa Trump bisedon me të ftuarit në këtë event luksoz në Florida më 15 mars.
Pamjet tregojnë se si miliarderi, 53 vjeç, i përkushtohet me shumë seriozitet këtij truku të çuditshëm, ndërsa duket sikur po i “shfaq aftësitë” Sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila e vështron në mënyrë të sikletshme.
Ai është ulur pranë Shivon Zilis, drejtoreshë në kompaninë e tij Neuralink dhe nënë e katër fëmijëve të tij, e cila duket e painteresuar për sjelljet e tij, ndërsa në sfond luhet kënga “Nothing Compares 2 U” e Sinéad O’Connor.
Në sfond dëgjohet dikush që thotë: “Elon, çfarë dreqin po bën?”
Në një video tjetër të së njëjtës skenë, kamera lëviz dhe shfaq Trump ulur në të djathtë të Musk, ndërsa miliarderi vazhdon me trukun e tij të çuditshëm me lugët.

Musk më vonë e sqaroi situatën në X (ish-Twitter), duke thënë: “Një pirun dhe dy lugë të balancuara në majë të gishtit tim.”
Një përdorues iu përgjigj postimit të tij duke shkruar: “Edhe unë bëja kështu kur isha 5 vjeç.”
RRJETET SOCIALE E MASAKROJNË
Përdoruesit e mediave sociale kanë qenë të pamëshirshëm në vlerësimin e këtij veprimi të pazakontë:
- “Jam i sigurt që kjo duket super e bukur… nëse je 7 vjeç,” komentoi dikush në Twitter.
- “Ky tipi është kaq i çuditshëm,” tha një tjetër.
- “Ai mendon se kjo e bën të duket si një inxhinier i madh,” u tall një komentues.
- “Po përpiqet që dikush t’i kushtojë vëmendje. ‘Wow Elon, kjo duket cool!’ Është kaq e tejdukshme,” tha një tjetër përdorues.
- “Unë kur isha 6 vjeç,” u shpreh një tjetër me ironi.
Sipas raportimeve, të ftuarit kishin paguar 1 milion dollarë për një vend në tryezë gjatë kësaj darke ekskluzive.
MUSK NËN VËZHGIM: ÇUDIRAT E TIJ S’KANË TË NDALUR
Nuk është hera e parë që gjendja mendore e Elon Musk vihet në pikëpyetje. Shumë shpresonin që ai do të tregohej më i përmbajtur tani që është pjesë e rrethit të Shtëpisë së Bardhë.
Musk ka pranuar se përdor rregullisht ketaminë, një anestezik i fuqishëm që përdoret edhe si drogë rekreative për efektet e tij haluçinogjene dhe gjendjen e transhit që shkakton.
Ai ka pohuar se e merr me recetë nga një “mjek i vërtetë”, edhe pse në SHBA është një substancë e kontrolluar dhe e miratuar vetëm për përdorim si anestezik.
Ekspertët thonë se ketamina mund të çojë në sjellje të paparashikueshme dhe, në doza të larta, mund të shkaktojë disociacion, një gjendje në të cilën përdoruesi ndihet i shkëputur nga trupi dhe realiteti.
Për më tepër, Musk është një punëtor maniak, i cili fle shpesh në zyrë. Një biografi e vitit 2023 zbuloi se ai ndonjëherë stresohej aq shumë sa qëndrimi zgjuar gjithë natën e bënte të villte nga ankthi.
Ngarkesa e tij e madhe si CEO i Tesla-s, SpaceX dhe X, tashmë është shtuar edhe me angazhimet e tij në qeveri.