FLASH :

Tani që Erion Veliaj është në burg, Vjosa Osmani merr stafetën për pritjen më të bukur të Dua Lipës

Në një ceremoni të veçantë sot në Prishtinë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i dorëzoi zyrtarisht shtetësinë kosovare Dua Lipës, një nga artistet më të famshme në botë me rrënjë shqiptare. E shoqëruar nga një kor fëmijësh që këndonin “Levitating” teksa ngjitej shkallët e ndërtesës qeveritare, ylli i muzikës pop u prit me duartrokitje, emocione dhe krenari të thellë kombëtare. “Krenaria jonë, zëri ynë në botë, vajza e Kosovës – mirë se erdhe në shtëpi, Dua!”, u shpreh Osmani.

Teksa në të shkuarën pritjet më mediatike për Duan i organizonte Erion Veliaj në Tiranë – nga tapeti i kuq te “lopata” në ndërtimin e shkollave – tashmë që Veliaj ndodhet në burg, stafeta e mikpritjes i ka kaluar Vjosës, e cila shkëlqeu në organizimin e kësaj dite të paharrueshme. Ceremonia vjen në kuadër të festimeve të Pavarësisë së Kosovës dhe përvjetorit të Festivalit “Sunny Hill”, një iniciativë e vetë Duas që po e kthen Prishtinën në një pikë referimi të muzikës ndërkombëtare.