FLASH :

“Tani jam në shtëpi”, Jessie J kryen ndërhyrjen e tumorit në gji

Jessie J ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale për kancerin në gji dhe tanimë po qëndron në shtëpinë e saj, në pritje të rezultateve.

37-vjeçarja ka postuar në rrjetet sociale disa momente nga spitali ku shihet pranë mjekëve, bashkëshortit dhe djalit.

“Disa nga uljet dhe ngritjet e vërteta të 48 orëve të fundit. Gjithnjë do të tregoj pjesët e bukura dhe të vështira të çdo rrugëtimi që kaloj. Jam mirënjohëse për mjekun/kirurgun tim dhe infermieret që u kujdesën për mua dhe gjithë familjen/miqtë që erdhën të më shihnin. Tani jam në shtëpi për të pushuar dhe pres rezultatet”, shkruan ajo duke i dërguar përqafime “kujtdo që po kalon diçka të vështirë.”

Në një nga momentet e postuara, këngëtarja shfaqet duke kënduar në shtratin e spitalit teksa pret të hyjë në sallën e operacionit.

Një video tjetër pas ndërhyrjes e tregon duke mbajtur një shishe me gjak nga gjinjtë e saj që ajo e quajti me shaka “smoothie me manaferra ‘goji’”.

Këngëtarja e zbuloi lajmin e sëmundjes në fillim të qershorit dhe ka marrë mbështetje nga shumë miq, kolegë dhe admirues.

Ajo tha se do ta kryente ndërhyrjen pas performancës në Capital’s Summertime Ball, një mini-festival në stadiumin “Wembley” më 15 qershor.