Jorida Tabaku, një nga politikanet më konsistente dhe të angazhuara në mbrojtje të politikave ekonomike të qëndrueshme, ka qenë gjithmonë një zë i fortë në favor të taksës së sheshtë. Për të, kjo nuk është thjesht një formulë fiskale, por një ndryshim i domosdoshëm që çon drejt përmirësimit të klimës për sipërmarrjen, por mbi të gjitha, drejt fuqizimit të familjeve shqiptare.
Në një postim të sajin në rrjetet sociale, Tabaku është pyetur se përse zgjedh të mbështesë taksën e sheshtë, dhe përgjigjja e saj ishte e qartë: është mënyra më e drejtë për të stimuluar punën, konsumimin dhe zhvillimin afatgjatë të ekonomisë shqiptare — sepse njerëzit e punës duhet të jenë gjithmonë në qendër të shoqërisë.
“Jorida, pse taksa e sheshtë?
Taksa e sheshtë për t’i dhënë frymë ekonomisë: duke ulur taksat nga 23% në 10%, ajo i jep mundësi sipërmarrjes të zhvillohet, të punësojë më shumë, të investojë më shumë. I jep mundësi familjes shqiptare të përparojë, i jep mundësi grave të shpenzojnë më shumë, të konsumojnë më shumë familjet shqiptare. I jep mundësi të gjithëve që, me punë të ndershme, të vlerësohen — sepse në fund të ditës, njerëzit e punës duhet të jenë në qendër të çdo shoqërie. Taksa e sheshtë është mënyra më e mirë për ta bërë ekonominë të zhvillohet.”