FLASH :

Takimi ‘special’ në burgun e Drenovës me Laert Haxhiun, ‘reagon’ modelja

Modelja e njohur kosovare Ziza Pajaziti është vënë në qendër të vëmendjes pas raportimeve se ka realizuar një vizitë “speciale” njëorëshe në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, ku ndodhet i dënuari me burgim të përjetshëm Laert Haxhiu, një emër i njohur për vepra të rënda kriminale dhe vrasje mafioze.

Edhe pse nuk ka bërë një deklaratë zyrtare, Pajaziti ka reaguar në mënyrë simbolike në rrjetet sociale duke postuar në Instagram Story imazhe nga seriali “Who Killed Griselda?”, çka ka shtuar më tej spekulimet dhe debatet online rreth natyrës së marrëdhënies së saj me Haxhiun. Vizita e saj ka ngjallur reagime të forta në publik dhe media.