FLASH :

 Takim romantik me Jeff Bezon, Lauren Sanchez tërheq vëmendjen me një fustan transparent

Lauren Sanchez dhe bashkëshorti i saj miliarder, Jeff Bezos, po shijojnë momentet e tyre më të lumtura pas dasmës madhështore që zhvilluan muajin e kaluar në Venecia.

Çifti u shfaq së fundmi në një darkë romantike në restorantin Cherry, ku Lauren mori gjithë vëmendjen me një fustan të guximshëm dhe transparent me print leopardi.

Në moshën 55 vjeç, Lauren doli me një pamje të jashtëzakonshme, ndërsa Jeff, 61 vjeç, dukej elegant me një bluzë polo blu dhe pantallona gri. Ata u shfaqën dorë për dore, buzëqeshën dhe shijuan atmosferën pranë oqeanit në këtë qytet të njohur francez.

Dasma e tyre luksoze në Venecia, me vlerë mbi 50 milionë dollarë, ishte një ngjarje madhështore me shumë yje të ftuar, përfshirë emra si Oprah Winfrey, Orlando Bloom, Kim Kardashian, Leonardo DiCaprio dhe Tom Brady. Një detaj që ka tërhequr vëmendje është unaza martese e Lauren me diamant, vlera e së cilës kap rreth 5 milionë dollarë.

Sara Foster, një nga të ftuarat në dasmë dhe vajza e David Foster, zbuloi së fundmi përmes podkastit të saj “The World’s First” se ceremonia ishte më intime nga sa ishte paraqitur në media, dhe se asnjë prej 200 të ftuarve nuk kishte firmosur marrëveshje konfidencialiteti, duke kundërshtuar thashethemet për sekretet rreth eventit.

“Ceremonia ishte shumë intime dhe nuk kishte asgjë të ekzagjeruar siç është përfolur,” tha Sara. Megjithatë, ajo shtoi se kishte shumë persona që nuk u fotografuan, por nuk zbuloi emrat e tyre.