FLASH :

Tabela 20 km/h në mes të rrugës së drejtë ngjall pikëpyetje/ Sa të tilla ka në Shqipëri?

Një tabelë kufizimi shpejtësie me 20 km/h, e vendosur në një segment të drejtë dhe të hapur rruge, ka ngjallur habi dhe ironi në rrjetet sociale. Videoja e publikuar nga një drejtues mjeti tregon pamjen e rrugës pa pengesa, ku tabela duket krejtësisht jashtë kontekstit.

“Sa tabela të tilla absurde ka nëpër Shqipëri?”, duke vënë në pikëpyetje standardet e vendosjes së sinjalistikës rrugore në vend.

Autoritetet rrugore ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për rastin.