Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Jorida Tabaku thekson se pensionistët janë shtresa më e prekur nga keqqeverisja dhe se vota e tyre është shpresa për ndryshim. “Nuk ka më kohë për të pritur, është koha për të votuar Partinë Demokratike”, shprehet ajo.
“Unë besoj se pensionistët do të votojnë Partinë Demokratike.
Sepse nuk ka shtresë që ka vuajtur më shumë nga kjo qeveri sesa pensionistët.
Rritja e çmimeve.
Mungesa e rimbursimit të ilaçeve.
Pensionet qesharake, me të cilat nuk mund të jetojë dot një familje.
Të votojmë!”
Shprehet kështu kandidatja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.







