FLASH :

Tabaku: Tallavanë ja lëmë Ramës, ne të shkojmë derë më derë te qytetarët!

Në një intervistë për “A2 CNN”, kandidatja për deputete, Jorida Tabaku është shprehur se nuk është shumë pro protestave të vazhdueshme, por parapëlqen më tepër kontaktin derë më derë me qytetarët.

Ajo shprehet se:

“Mua më tremb në qoftë se njerëzit nuk do të flisnin për opozitën dhe janë duke folur për opozitën, më tremb në qoftë se nuk flasin për ofertën e partisë Demokratike dhe janë dukë folur për ofertën e partisë Demokratike, më tremb në qoftë se njerëzit do më thonin se jemi më mirë se në 2021, fundja ose 2013 dhe njerëzit janë duke më thënë se janë më keq se 2021 dhe se 2013… Mendoj që ka kohë për të gjitha dhe ndoshta ka nevojë për një fushatë ndryshe kësaj radhe, derë më derë, rrugicë më rrugicë, s’ka pse të bëjmë këto tubimet e mëdha dhe zhurmën e madhe, le t’ia lëmë atyre tallavanë.”

Fill pas kësaj deklarate në A2 CNN, Tabaku nuk ka humbur kohë por ka shkuar derë më derë për të takuar qytetarët dhe pse një ditë me shi.

Më herët ajo ka ndarë një foto me një nga artistet mjaft popullore dhe të dashur për publikun, ku bashkangjitur shkruan:

“Mëngjesin e nisa me Dadën Fatmire! Si njishe që është, do votoj Partinë Demokratike! Kur bëhen bashkë Tironsit me Tropojanët, fitorja është e sigurt!

Tabaku me vizionin dhe angazhimin e saj tregon gjithmonë një qasje ndryshe, qytetare dhe moderne në Partinë Demokratike, ndaj është një deputete që meriton respekt dhe vëmendje të veçantë.