FLASH :

Tabaku takime me banorë të ‘Vasil Shantos’: Nga dyqanet e lagjes te rrugicat plot histori, dëshira për ndryshim ndihet qartë

Deputetja Jorida Tabaku, e cila garon sërish në zgjedhjet e 11 majit në Qarkun Tiranë, ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorë të zonës “Vasil Shanto”.

Në rrjetet sociale Tabaku shkruan se “nga dyqanet e lagjes te rrugicat plot histori, dëshira për një ndryshim të ndershëm ndihet qartë”.

Në Vasil Shanto, çdo bisedë është kujtesë pse kjo fushatë ka rëndësi: sepse qytetarët nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha, por për politika që prekin jetën e tyre’ – çmimet, taksat, të ardhurat.

Nga dyqanet e lagjes te rrugicat plot histori, dëshira për një ndryshim të ndershëm ndihet qartë.

Më 11 maj, voto për një ekonomi që mbron qytetarin.

Voto Partinë Demokratike

Voto Jorida Tabaku”,- shkruan Tabaku.